Është ndarë nga jeta Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i Forcave të Armatosura.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe kolegët e Qorllarit, duke vlerësuar kontributin e tij në formimin e brezave të rinj të ushtarakëve.
“Me dhimbje kam mësuar për ndarjen nga jeta të Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i përkushtuar i Forcave të Armatosura”, shkroi Nufi në një postim.
Ministri theksoi se Qorllari la gjurmë përmes dijes dhe punës së palodhur, si në formimin profesional të brezave të rinj të ushtarakëve, ashtu edhe në marrëdhëniet me kolegët me të cilët shërbeu.
“I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehsh në paqe, Nënkolonel!”, përfundon mesazhi i ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.





