Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 69-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç.
Pas përplasjes, i moshuari është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Por gjatë rrugës, gjendja e tij është përkeqësuar dhe 69-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Materialet lidhur me ngjarjen pritet t’u referohen organeve kompetente për veprime të mëtejshme.





