27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të Presidentit”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria e Jashtme kineze.

Në një deklaratë zyrtare, ministria bëri të ditur se vizita zhvillohet me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Me ftesë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidenti Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.

Takimi do të jetë i dyti mes Xi Jinping dhe Donald Trump gjatë vitit 2026. Mundësia e një takimi të ri mes dy liderëve ishte diskutuar prej disa javësh, por deri tani nuk kishte pasur një konfirmim zyrtar nga pala kineze.

Vizita pritet të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve mes dy ekonomive më të mëdha të botës dhe çështjeve që lidhen me bashkëpunimin dhe mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

21 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Paqes: “Investo në paqe: për të gjithë, kudo, çdo...

0
21 shtatori shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Paqes, një ditë e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të promovuar paqen,...

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

0
Presley Gerber, djali i supermodeles amerikane Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber vdiq më 20 shtator në një...

Qeni hero Tsunami nderohet me statujë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në Venezuelë

0
Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është...

“O’zapft is”! Nis Oktoberfesti në Mynih, mbi 6 milionë vizitorë priten në festivalin e...

0
Edicioni i 191-të i Oktoberfestit ka nisur në Mynih të Gjermanisë, me organizatorët që presin më shumë se 6 milionë vizitorë nga e gjithë...

Zbulimi i ri shkencor: Sistemi imunitar mund të japë sinjalin që nis lindjen

0
Për një kohë të gjatë, shkencëtarët nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë e bën trupin të “kuptojë” se foshnja është gati të lindë...