Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas City Chiefs kundër Indianapolis Colts.
Këngëtarja ishte në stadium së bashku me prindërit e saj, Scott dhe Andrea Swift, si dhe me vjehrrën Donna Kelce.
Në momentin kur Kelce shënoi touchdown-in, kamerat u fokusuan te Swift, e cila festoi me entuziazëm dhe tregoi me gisht unazën e saj të martesës. Sipas raportimeve, unaza vlen rreth 1 milion dollarë.
“Ky është burri im”, dëgjohet të thotë Swift me entuziazëm, sipas DailyMail.
Kelce pati një paraqitje të mirë në fitoren 33-30 të Chiefs ndaj Colts, e cila u vendos në kohën shtesë. Ai regjistroi nëntë kapje për 101 jardë dhe një touchdown, duke ndihmuar ekipin e Kansas City-t të siguronte fitoren.





