27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë shqiptare

“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në pronën e tij në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos.

Një prej personave të grupit, një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, u godit nga plumbi dhe ndërroi jetë. Mollo, i cili punon si shofer kamioni, është aktualisht nën hetim në gjendje të lirë për vrasje.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, Mollo ndodhej në pjesën e banueshme të shtëpisë së familjes, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma gjatë natës. Ai mori pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme dhe doli për të kontrolluar situatën.

Përballë tij ndodhej një grup prej të paktën 4-5 personash. 35-vjeçari qëlloi disa herë në errësirë, duke goditur njërin prej tyre. Pjesëtarët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Një nga detajet e rëndësishme të hetimit është se grupi nuk pati kohë të kryente grabitjen.

Në pronën që Mollo po rikonstruktonte kishte materiale ndërtimi, vegla pune dhe materiale të tjera të grumbulluara jashtë objektit. Sipas hetuesve, këto dyshohet se ishin objektivi i grupit.

Megjithatë, nga kontrolli i kryer pas ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asnjë send. Grabitësit u larguan pa arritur të përfundonin vjedhjen.

Pas ngjarjes, Mollo ka përfunduar në qendër të hetimit të Prokurorisë së Astit. Ai ka deklaruar se është i dëshpëruar për atë që ndodhi.

Pistoleta ishte e regjistruar dhe mbahej në mënyrë të ligjshme, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat në të cilat ajo është përdorur në pronën që ishte në rikonstruksion.

Pas të shtënave, vetë 35-vjeçari ka telefonuar karabinierët dhe shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore tentuan të shpëtonin 36-vjeçarin, por ai nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, karabinierët po kërkojnë personat e tjerë të grupit, të cilët u larguan nga zona. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse pas largimit në këmbë ata kanë përdorur një automjet.

Mollo, i cili më parë ka punuar si hidraulik, përshkruhet nga banorët e zonës si një person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Ai jeton me nënën e tij, rreth 200 metra larg banesës së familjes që po rikonstruktonte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

13 gëzhoja dhe 20 persona në pyetje, dalin detaje të reja nga atentati ndaj...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e regjistruar ditën e djeshme në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan...