27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së dënimit për vrasësin e vajzës

Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit ndaj ish-të dashurit të vajzës, i dënuar për vrasjen e saj.

Në një intervistë për emisionin italian “Verissimo”, Morena Corbellini tha se vendimi i ri ka qenë një goditje e rëndë për të dhe se nuk e konsideron dënimin të drejtë. Dënimi u ul nga 17 në 15 vjet burg.

“Kur u lexua dënimi, ndjeva një dhimbje të madhe, një dhimbje të pafundme, një disfatë”, rrëfeu nëna e Aurorës, duke shprehur edhe zhgënjimin ndaj drejtësisë.

“Besoja aq shumë te drejtësia dhe sot nuk besoj më në të. Ka shumë zhgënjim dhe shumë zemërim”, tha ajo.

Aurora Tila u vra kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa autori ishte ish-i dashuri i saj. Rasti tronditi opinionin publik në Itali dhe riktheu në vëmendje diskutimet mbi dhunën ndaj vajzave dhe femicidin.

Për nënën e saj, dënimi prej 15 vitesh nuk pasqyron rëndësinë e krimit.

“Aurora duhej të ishte një paralajmërim, por nuk ishte. Pesëmbëdhjetë vjet për vrasjen e një vajze të vogël është e papranueshme”, u shpreh ajo.

Pas daljes nga gjykata, Morena tregoi se u kthye në dhomën e vajzës së saj, në një moment të mbushur me dhimbje dhe faj.

“Shkova në dhomën e saj për t’i kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja”, rrëfeu ajo, duke përshkruar një nga momentet më të vështira pas vendimit.

Megjithatë, ajo thotë se nuk do të heqë dorë nga beteja për drejtësi.

“Beteja nuk ka mbaruar. Dua të kuptoj pse dënimet janë kaq të ulëta për ata që vrasin”, deklaroi nëna e 13-vjeçares.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin se dënimet mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohet rreziku i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Nëse nuk kanë frikë të vrasin, femicidet do të shtohen”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...

13 gëzhoja dhe 20 persona në pyetje, dalin detaje të reja nga atentati ndaj...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e regjistruar ditën e djeshme në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan...