Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “BYD”, me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një këmbësore rreth 60 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është ende e paidentifikuar.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave, përcaktimin e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





