26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u shtuan pas vdekjes së këngëtarit

Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private. Mbrëmjen e së hënës, në Selanik, autoritetet vendosën mbylljen e një klinike private, ku u zbulua se funksiononte ilegalisht një repart onkologjik dhe kryheshin kimioterapi pa licencën përkatëse.

Kontrolli i Autoritetit Kombëtar të Transparencës tregoi se klinika kishte ngritur një repart të plotë onkologjik, me pajisje edhe për përgatitjen e barnave kimioterapeutike, megjithëse ky repart nuk përfshihej në licencën e saj.

Sipas hetimit, aty punonte një pneumolog i specializuar në onkologjinë e mushkërive, por pa kontratë të shkruar me klinikën. Që nga viti 2022, ai përshkruante barna kimioterapie për pacientët, ndërsa trajtimet kryheshin më pas brenda repartit të paautorizuar.

Autoritetet konstatuan gjithashtu se klinika nuk kishte numrin e nevojshëm të infermierëve, i mungonin mjekë të disa specialiteteve të detyrueshme dhe nuk kishte në funksion Njësinë e Kujdesit Intensiv, megjithëse kjo parashikohej nga licenca e saj.

Një tjetër element që po hetohet lidhet me pacientë që rezulton se ishin shtruar me diagnoza që nuk kishin lidhje me kancerin, por gjatë qëndrimit në klinikë kishin marrë barna kimioterapie.

Autoritetet po verifikojnë nëse, në këto raste, janë dërguar të dhëna të pasakta në EOPYY, fondin publik grek të sigurimeve shëndetësore, me qëllim marrjen e rimbursimit për shtrimet.

Problemet në këtë klinikë nuk ishin të reja. Që në vitin 2025 ishte konstatuar mungesa e personelit. Në fillim të vitit 2026, klinikës iu hoq certifikata e funksionimit të rregullt dhe ishte rekomanduar mbyllja përfundimtare. Megjithatë, ajo vijoi të funksiononte.

Tashmë është vendosur heqja e licencës dhe mbyllja e klinikës, ndërsa dosja është dërguar edhe në Prokurori.

Kontrollet u zgjeruan pas vdekjes së këngëtarit

Rasti vjen vetëm pak javë pas vdekjes së Giorgos Mazonakis në një qendër private në Athinë, gjatë një procedure plazmafereze. Vdekja e këngëtarit nxori në pah, sipas raportimeve, problematika në kontrollin e sektorit privat të shëndetësisë dhe u pasua nga nisja e kontrolleve të reja në të gjithë vendin.

Me sistemin e ri MedWatch, autoritetet kanë skanuar mijëra klinika, kabinete, qendra estetike dhe struktura të tjera private.

Vetëm në fazën e parë, në Atikë, janë evidentuar 231 struktura të klasifikuara si “të kuqe”, pra me indikacione që kërkojnë kontroll të menjëhershëm. Ndërkohë, 424 të tjera janë futur në kategorinë “e verdhë” dhe do të rikontrollohen.

Klasifikimi nuk do të thotë se të gjitha këto struktura janë të paligjshme, por se kanë paraqitur elementë që kërkojnë verifikim në terren.

Mes rasteve që po kontrollohen janë klinika private, poliklinika, kabinete mjekësore, qendra estetike, spa, madje edhe biznese që reklamonin shërbime mjekësore pa pasur të drejtën për t’i kryer ato.

Çështja ka shkaktuar edhe përplasje të forta politike, me partitë opozitare që akuzojnë qeverinë se mekanizmat e kontrollit të klinikave private kanë qenë të pamjaftueshëm dhe se problemet janë lënë për vite pa mbikëqyrje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Tronditje në Itali, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë: Djali 53-vjeçar ndalohet

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku...