27 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e oborrit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se e mitura është zënë nga porta e oborrit të një shtëpie dhe ka pësuar lëndime fatale.

Policia në Pejë ka bërë të ditur se rreth orës 09:30 është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal se aty ishte sjellë një fëmijë pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e rastit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Fillimisht ishte raportuar se viktima ishte 3 vjeçe, por më pas “Peja Information” korrigjoi informacionin, duke bërë të ditur se vajza quhej Fatime Abazi dhe ishte 5 vjeçe.

Sipas njoftimit të publikuar, varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër në orën 14:00, në varrezat e reja të fshatit, në rrugën për Vitomericë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vajzës u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Ngjarja e rëndë ka zhytur në zi familjen Abazi dhe ka tronditur komunitetin e Treboviqit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...

Ra nga kati i tetë dhe mbijetoi, studentja 21-vjeçare tregon: “Jam gjallë. Nuk mund...

0
Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pas një rënieje nga kati i tetë i një pallati, në një incident që autoritetet...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 15-vjeçari që drejtonte pa leje automjetin

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përplasur...