Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përplasur dhe më pas është përmbysur.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10. I mituri, shtetasi me inicialet G. L., 15 vjeç, dyshohet se drejtonte automjetin pa leje drejtimi kur ka humbur kontrollin mbi të.
Automjeti është përplasur fillimisht me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 15-vjeçari ka humbur jetën.
Në automjet ndodhej edhe një 16-vjeçar, shtetasi me inicialet S. S., i cili ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital. Sipas Policisë, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





