35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Operacion i përbashkët Shqipëri-Spanjë-Gjermani/ Sekuestrohet drogë, armë dhe mjete luksoze, zbulohen 23 shtëpi bari në Madrid

Policia Kombëtare spanjolle, autoritetet nga Gjermania dhe Shqipëria, me mbështetjen e EUROPOL, kanë kryer një mega-operacion kundër krimit të organizuar me origjinë shqiptare.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i 107 personave, që dyshohet se janë pjesë e kësaj bande kriminale të trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe sekuestrimi i një sasie droge.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Dyshohet se grupi kriminal menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje.

Aksioni në fjalë u prezantua në një konferencë shtypi, nga komisari i përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Policisë Kombëtare, Rafael Pérez Pérez, kreu i Divizionit të Hetimit Penal të Korpusit Mossos d’Esquadra, Ramón Chacón, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Ardi Veliu.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...