12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm”/ Niko Peleshi rikonfirmohet si ministri i Mbrojtjes edhe në mandatin e tretë qeverisës

Niko Peleshi u rikonfirmua nga kryeministri Edi Rama si ministri i Mbrojtjes edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli për herë të parë për mediat pas rikonfirmimit në detyrë nga kryeministri Edi Rama.

Edhe pse kishte 8 muaj në këtë detyrë, Peleshi tha për mediat se ishte përgatitur për gjithçka, edhe për zëvendësimin pasi sipas tij “askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Jam shumë i bindur që ajo ç’ka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim.

Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën.” tha Peleshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...