26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua, Lindita Nikolla zëvendëson Gramoz Ruçin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS se në vend të Gramoz Ruçit do të jetë Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit.

“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama.

Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se  do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

Po ashtu Nikolla nuk la pa falenderuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama për besimin në përzgjedhjen e saj në krye të Kuvendit.

Më shumë përgjegjshmëri për të mësuar më të mirën e mundshme në detyrën e arbitres së veprimtarisë së Parlamentit. Duke krijuar hapësirat e nevojshme së pari opozitës, patjetër, për te shprehur idetë dhe mendimet e saj. Duke respektuar gjithçka që ai tempull i demokracisë meriton nga rregullorja, etika dhe gjithë momentet e tjera. Sot ajo që unë mund të them, është fakti që jam e mbushur plot, mendje e zemër, me një përgjegjshmëri të shtuar për të përmbushur maksimalisht të gjiithë besimin dhe pritshmëritë që PS dhe kryetari PS z. Edi Rama pati në këtë përzgjedhje”, tha Nikolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...