27.5 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Shifrat e larta të infektimeve me Covid -19, Rama apel qytetarëve: Respektoni masat, një karantinë e dytë ….

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid 19 në vend. Rama e konsideroi tepër të vështirë për vendin një karantinë të dytë të përgjithshme, ndërsa apeloi qytetarët të respektojnë masat e protokollit anti Covid.

Me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masat dhe po rishfaqet  kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo c ka duhet me cdo kusht të përpiqemi të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin për ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun por dua të kujtoj që në fazën e parë ia dolëm me sukses të përballim goditjen e furisë së parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë të gjithë sistemin tonë mbrojtës në vijën e parë në spitale.

Nëse në krye të herës ishte Infektivi që ishte aty si stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi plot 4 spitale të specializuar Covid në Tiranë. Spitalet që janë në funksion ku mjekët e infermirët po bëjnë një punë heroike, dhe dy spitale të tjera. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës dhe e trajnuar specifikisht për epideminë si e dëshmojnë 100 mijë misione në terren dhe 520 mijë të trajtuara. Investimet e bëra për administrimin e kësaj situate kanë rritur kapacitetet në pajisje si edhe në të gjithë sistemin e logjistikës së spitaleve.

Janë të dyfishuara ekipet e shërbimit në terren, kemi 36 autoambulnca që janë në proces mbërritjeje, personel mjekësor më shumë. Kapacitetet e terapisë intensive janë sot me 500 shtretër të dedikuar 80% të pajisur me linja oskigjeni, janë siguruar terapitë përkatëse, janë forcuar kapacitetet e testimit. Do të vijojë me rritjen e testimeve, kemi mbështetur drejtpërdrejtë me bonusin 1000 euro plus që e marrin rregullisht cdo muaj mjekë e infermierë. Kemi angazhuar një fond të konsiderueshëm për vaksinim falas të gripit.” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel , 13 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Beqarët mund të kenë...

Parashikimi I motit , e Diel , 13 Shtator 2026

0
E diela, 13 shtator, do të sjellë një përkeqësim të kushteve atmosferike në Shqipëri. Sipas parashikimit të publikuar sot, moti do të jetë i...

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...