13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Borrell takon krerët e Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale në New York/ “Nevojitet angazhim më i fortë për të kapercyer dinamikat aktuale”

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një darkë joformale me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbrëmjen e kaluar, në New York.

Në darkën informale morën pjesë Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç.

Ky është takimi i dytë që organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, pas darkës joformale në Brukel, të zhvilluar në muajin maj të këtij viti.

Bëhet me dije se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit patën një diskutim të hapur në lidhje me situatën në rajon, marrëdhëniet mes këtyre vendeve dhe Brukselit, si dhe u fol për Samitin që BE pritet të mbaj në muajin e ardhshëm në Ballkanin Perëndimor.

Mes të tjerash, Borrell nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar përpara procesin e integrimit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...