11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Padia për shpifje ndaj kryebashkiakut, shtyhet gjyqi/ Grida Duma: “Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë”

Ndonëse sot ishte parashikuar që të ishte seanca e pajtimit në lidhje me padinë që deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kishte bërë ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj, gjyqi është shtyrë.

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën që lidhet me padinë për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sapo doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, deputetja Duma u ndal për një prononcim për mediat, ku edhe konfirmoi faktin se gjyqi ishte shtyrë me kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës.

Në prononcimin për mediat Grida Duma tha:

Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion.

Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtërt fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Brezi i ri, ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”, tha Duma.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...