10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zhvillimi online i mbledhjeve të Komisioneve/ Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rrushaj kundërshton vendimin: “Antikushtetues, nuk gjendemi në gjendje të jashtëzakonshme”

Partia Demokratike ka kundërshtuar fort vendimin e marrë në konferencën e kryetarëve nga maxhoranca për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online. Debati për zhvillimin e tyre normalisht, ka vijuar dhe në seancën plenare.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, kundërshtoi në seancën e sotme parlamentare vendimin e Konferencës së Kryetarëve për të vijuar zhvillimin e Komisioneve Parlamentare online për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19.

Rushaj teksa theksoi se vendimi është anti-kushtetues pasi nuk jemi në kushtet e situatës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cilësoi atë si një përpjekje për të kufizuar parlamentarizmin.

Në fundt të fjalës së tij ai kërkoi që qeveria të tërhiqej nga ky vendim dhe të zbatohej rregullorja e Kuvendit.

“Në mënyrë të jashtëligjshme me Kushtetutën e Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online.Rregullorja është e qartë kur kufizohet puna e Komisioneve Parlamentare dhe ato janë janë gjëndja e jashtëzakonshme dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore.Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare.E vetmja gjë pse kjo do të bëhet është për të kufizuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë këtë dhe kërkojmë që ai vendim që u morr në Konferencën e Kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vijojë të zbatohet rregullorja’, tha Rushaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...