25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Nga ndryshimet në Reformën në Drejtësi, në ndarjen e re territoriale/ Taulant Balla: “Janë çështje që kërkojnë shumë kohë edhe pas dakordësisë”

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat për shumë çështje. Ai tha se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën për shumë tematika, duke nisur që nga ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, deri te ndryshimet territoriale, kërkesë kjo e opozitës.

Balla tha ndër të tjera, se ka propozuar në konferencën e kryetarëve, që të ketë më shumë komisione. Pra nga 8 komisione që janë aktualisht, të kalohet në 12, por me numër deputetësh të përfshirë më të vogël.

Ndryshimet në Reformën në Drejtësi?

“Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvendin e Shqipërisë për më shumë se një viti. Ka qenë një rekomandim edhe i atyre që monitorojnë reformën në drejtësi, pra i partnerëve të drejtësisë. Të mos harrojmë që ka pasur një vlerësim të komisionit të Venecias për ruajtjen e barazisë në një proces, të gjithë magjistratëve që kalojnë në Veting. Në këtë këndvështrim, është rekomanduar që ashtu sikurse janë vetuar sot rreth 400 e ca prokurorë dhe gjyqtarë, edhe pjesa e mbetur të shkojë në të njëjtën test. Në vlerësimin tim do të duhen jo më shumë se 2 vite. Propozimi që kemi diskutuar me kryetarët e komisioneve është duke qenë se ndryshimet në Kushtetutë, kërkojnë rreth 2 muaj , ne të marrim kohën e nevojshme për t’i draftuar. Dua t’ju sqaroj që ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë kushtetuese.

I pyetur se deri në ç’pikë është e gatshme të lëshojë mazhoranca, Balla tha: “Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar, të gjitha kërkojnë të diskutohen. Këto diskutime nuk bëhen përmes mikrofonave. Unë them të mos humbim kohë, këto janë çështje që kërkojnë shumë kohë. Kohë të shkruhen dhe procedura parlamentare për t’u sanksionuar. Ne nuk kemi asnjë kusht për t’u ulur në tryezë, por e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për palën tjetër”.

Ajo që tha Rama është e qartë, dora jonë ka për të vazhduar të qëndrojë e shtrirë. Ne sot kemi rënë dakord me Konferencën e Kryetarëve me z. Rushaj për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. 8 komisione janë shumë pak për një punë efektive. Them të kalojmë në 12 komisione”, u shpreh ai.

PS është e gatshme për të diskutuar me opozitën për ndarjen territoriale?

Kur kemi bërë reformën territoriale unë kam qenë dakord për më pak bashki në Republikën e Shqipërisë, opozita kërkon më shumë. Këto diskutime bëhen në tryezë. Nëse duan të kemi një ekip negocimi për të gjitha, apo një ekip për secilën çështje. Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar, të gjitha kërkojnë të diskutohen. Këto janë çështje që kërkojnë shumë kohë edhe pas dakordësisë, sepse duhen kohë të shkruhen dhe procedura parlamentare. Në këtë këndvështrim mendoj që ajo që kemi thënë është se nuk kemi asnjë kusht, për t’u ulur në tryezë, pa kushte. Kur njerëzit heqin kushtet, ulen bashkë për parimet dhe qëllimi do të jetë që cila është ajo gjë që do të jetë në të mirë të Shqipërisë.

Sa i takon debateve që shkaktoi vendimi i Konferencës së Kryetarëve për zhvillimin e Komisioneve Parlamentare online Balla u shpreh: “Rregullorja thotë që kryesitë e komisioneve vendosin për rregullimin. Këtu nuk ka asnjë lloj përpjekje për të vrarë parlamentarizmin, për të mos i dhënë hapësirë opozitës. Unë mendoj që le të vijojë puna normalisht, në cilindo rast që opozita do kërkojë që mbledhjet të jenë në mënyrë tradicionale vendimi i konferencës së kryetarëve është i qartë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë mesazhin e parë të kujdesit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...