36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Fillon sot viti i ri shkollor/ Mësim me maskë, turne dhe orë të reduktuara

Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave jo publike në vendin tonë. Ky është i treti vit radhazi që nxënësit janë të detyruar që të zhvillojnë mësim me kushte, për shkak të pandemisë së covid-19.

Mësuesit janë të detyruar që të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse. Deri në klasën e pestë mësimi do të zhvillohet me dy turne në orare të ndryshme.

 

Mësimi do të zhvillohet  me një deri në katër turne ndërsa orët do të zgjasin nga 25 deri në 45 minuta në varësi të kapacitet të shkollës.

Përmes një videomesazhi ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha mesazhin se të gjithë nxënësit duhet të vijojnë të respektojnë masat në shkollë dhe pavarësisht orarit të reduktuar të vazhdojnë dhe të mësojnë edhe më shumë.

“Unë do të vazhdoj të mbaj maskën, të kujdesem për higjienën dhe shëndetin tim, të shoqeve, mësuesve dhe familjes sime. Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja që kam për ju është që t’i respektoni të gjitha rregullat dhe masat në shkollë, çdo moment i këtij viti është shumë i çmuar për ju, ndaj përpiquni të mësoni edhe më shumë. Ne do të bëjmë më të mirën”, shton ministrja në bashkëbisedim me disa prej nxënësve në video.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...