38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Fillimi i vitit të ri shkollor, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uron nxënësit: ” Do të bëjmë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor.

Me anë të një mesazhi, ajo thotë se do të bëjnë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë nxënësit të marrin cilësinë e merituar të dijes.

Po ashtu, Nikolla shprehet besimplotë se mësuesit do të jenë krah nxënësve dhe prindërve me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

“Të dashur nxënëse e nxënës,
Të dashur mësuese e mësues,
Të dashur prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!

Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

Beteja për dijen është më e bukura e jetës.

Suksese dhe një vit të mbarë!“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...