5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Presidenti Meta takim me Sekretaren e Përgjithshme të organizatës “Europa Nostra”/ “Shqipëria duhet të tregojë me veprime konkrete respektimin e vlerave demokratike”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim, me kërkesën e saj, Sekretaren e Përgjithshme të organizatës “Europa Nostra”, Sneška Quaedvlieg – Mihailović.

Lajmin e ka bërë publik vetë Presidenti përmes një postimi në facebook, ku bën me dije se gjatë takimit i shprehu vlerësimet Quaedvlieg – Mihailović për angazhimin dhe vëmendjen që ka treguar në ruajtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe veçanërisht në çështjen e Teatirt Kombëtar.

Kreu i Shtetit dhe Sekretarja e Përgjithshme e “Europa Nostra” ndanë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë.

“Kënaqësi të nisja sot ditën me një takim të ngrohtë, me Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra”, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailović.

I shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, në veçanti për angazhimin direkt, objektiv dhe konkret në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe europiane, të shembura brutalisht.

Ndamë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në BE, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë“, shkruan Meta në facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT