27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Balla takim me ambasadorin gjerman Zingraf/ “I shpreha vendosmërinë e PS për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf, me të cilin ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit.

Në një postim në “Facebook”, Balla thekson se i ka shprehur ambasadorit Zingraf vendosmërinë e PS për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi i Ballës:

Kënaqësi të prisja në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.
Në këtë fillim legjislature e informova Ambasadorin gjerman mbi objektivat tonë kryesorë në këtë mandat të tretë, ku natyrshëm objektiv kryesor është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjatë takimit i shpreha Ambasadorit vendosmërinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.
Me këtë rast falenderova në emër të Grupit Parlamentar ambasadorin Zingraf, mbi rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve shumë të ngushta shumëplanëshe me Shqipërinë dhe mbështetjen e pakursyer për afrimin me familjen europiane, e cila u dëshmua edhe nga vizita e para pak javësh të Kancelares Gjermane në Tiranë, por edhe nga angazhimi i partive kryesore politike gjermane.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...