25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Komisioni i Shëndetësisë vijon me debate/ “70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë, u përdorën për fushatë”

Komisioni i Shëndetësisë ka vijuar me debate, ku krahas rendit të ditës, kanë shpërthyer akuza nga ana e Partisë Demokratike drejtuar mazhorancës.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se nga sistemi i patronazhistëve, 70 prej tyre janë nënpunës së Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj, kjo tregon qartazi se patronazhistët u përdorën për fushatë zgjedhore.

Nënkryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu tentoi disa herë të ndërpresë Vokshin, e cila vijonte me tone të larta. Spahiu tha se kjo është mënyra më e shëmtuar për të drejtuar komisionin, ndërsa Vokshi i është kthyer duke thënë se nuk ia dha të drejtën e fjalës, ndaj nuk duhet të bënte zhurmuesen.

“70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. MInistrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës,- tha Vokshi.

“Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision,- u shpreh Klodiana Spahiu.

“Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë,- ka perfunduar kryetarja e Komisionit.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...