19.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Debati tek Edukimi/ Boçi: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin tek “Çajupi”?

Në mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti Luçiano Boçi u shpreh se sistemi arsimor nuk i përmbush standardet europiane.
Ai u ndal tek ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve.

Boçi pyet drejtpërdrejt se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit,- duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit. Ndërkohë që ministrja tha se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale.

“Projektin pilon online mos e paraqisni si arritje. Nuk po them se nuk ka të mira, por ka edhe një problem të madh, diskriminimi arsimor. Regjistrimi online nuk mund të jetë i shkëputur nga harta e re shkollore. Ndërsa tekstet falas kanë qenë të propozuara nga PD. Por sot një fëmijë do të marrë librat e një fëmije tjetër pararendës. Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim.
Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

Nga ana e saj ministrja Kushi, tha se arsimi shqiptar është përmirësuar, por ende ka vend për punë.
Sa i përket pyetjes drejtuar nga deputeti Boçi, ministrja u shpreh se tema e ditës së sotme nuk ishit për problemet e Arsimit shqiptar, por cilat janë arritje e realizuara deri më tani. Po ashtu u shpreh e hapur për sugjerimi që i shërbejnë rritjes së cilësisë në arsim.

“Jam shumë e vetëdijshme që arsimi ka shumë interes. Për asnjë moment nuk thashë se arsimi po lulëzon, përkundrazi për çdo çështje thashë çfarë kemi arritur, por edhe që jemi të vetëdijshme që ka shkolla ku duhet të ndërhyjmë. Në asnjë moment nuk thashë që arsimi shqiptar është bahçe me lule. Këtë dua ta theksoj fort. Qëllimi është që problemet t’i zgjidhim së bashku, jam shumë e hapur për sugjerimet.

Do të kërkoja nga sinqerisht të më jepni sugjerime konkrete, por jo ta përdorim seancën për qëllime politike. Nuk ndodh zoti Boçi që një deputet të bëjë të gjitha pyetjet këtu. Nuk mund ta trajtoni çdo çështje, nuk mund t’ja merrni kohën të gjithëve”, tha Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...