25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të tij.

Sipas medias spanjolle “AS”, organi drejtues i futbollit botëror dhe drejtuesit e tij po shqyrtojnë ide që lidhen me zgjerimin e mëtejshëm të pjesëmarrjes, me synimin për t’u dhënë më shumë vendeve mundësi kualifikimi në turne.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një vizioni për të zgjeruar përfaqësimin global në futboll dhe për t’u dhënë shanse edhe shteteve që historikisht kanë pasur vështirësi në kualifikim.

Aktualisht, Kupa e Botës 2026 është planifikuar të zhvillohet me 48 ekipe, një format që pritet të përdoret edhe në edicionin e vitit 2030. Megjithatë, sipas raportimeve, FIFA nuk përjashton mundësinë e rritjes së mëtejshme të numrit të pjesëmarrësve në të ardhmen, një ide e mbështetur edhe nga CONMEBOL.

Megjithatë, media spanjolle thekson se kjo mbetet ende në fazë diskutimesh dhe “ideja ka shumë rrugë për të bërë përpara se të bëhet realitet”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...