32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Rama ia pret shkurt Sorecës: “S’ka më dialog me opozitën në anglisht, për aq kohë sa do jem kryeministër”

Ambasadori Luigi Soreca, tha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se po bëhet gjithçka që Shqipërisë t’i jepet ajo që meriton dhe të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare në fund të këtij vitit.

Ai sakaq, mirëpriti hyrjen e opozitës në Kuvend dhe nënvizoi se nëse BE-së do i kërkohet asistencë në lidhje me debate të caktuara, janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

Shqipëria është pjesë e politikës së zgjerimit dhe ku je pjesë e lojës nuk ndryshohen rregullat gjatë lojës. Është shkruar e zeza mbi të bardhë që të gjitha kushtet janë përmbushur dhe vazhdohet përpara.

Ne po punojmë fort që Shqipërisë t’i japim atë që meriton, Konferencën e parë Ndërqeveritarë në fund të vitit.

Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin nëpërmjet partive politike, e kemi mirëpritur rikthimin e opozitës në Kuvend. Ne inkurajojmë të dyja palët që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë temat që vihen në diskutim, kështu funksionon demokracia. Nëse na kërkohet asistencë ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjithë skeptrin politik në Shqipëri”, u shpreh Soreca.

Kryeministri Edi Rama nga krahu tjetër, tha se duhet vetëm durim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se duhet të punojmë çdo ditë për të shënuar aspekte pozitive në raportet e BE. Ai foli ndër të tjera edhe për ndryshimet kushtetuese.

Ai shtoi se deri më tani nuk shihet e nevojshme të bëhen ndryshime, por la të nënkuptohet se nëse e opozita është e gatshme për këtë, atëherë të ulen dhe të dialogojnë.

Rama theksoi se për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër dhe kryetar i PS s’do të ketë më takime me opozitën me ndërmjetësimin e partnerëve, pasi janë të gjitha kushtet tha ai që këto diskutime të bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë mes palëve të përfshira.

“Nuk është e lehtë të thuhet është kjo, kjo dhe kjo, e në fund fare kur i kapërcen të gjitha del një tjetër andej që bllokon një tjetër dhe të thonë që prit njëherë se janë ata të dy. Maqedonia e Veriut, e ka marrë statusin e kandidatit kur kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut ishte në gjimnaz, ka edhe më keq. Duhet durim, ne do të bëjmë tonën. Çdo vit duhet të arrish objektivat që të kesh shenja pozitive.

Ne kemi punë tonë. KE ka punën e vet dhe ne kemi punën tonë. Kushtetuta nuk ka asnjë problem që mund të justifikojë problemet që krijohen nga mos respektimi i saj. Vetëm biblën dhe kuranin s’mund ta ndryshojmë e të tjerat mund t’i ndryshojmë. Së treti, një reformë e thellë kushtetuese mund të ketë vend për diskutim, por është një ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër. Unë jam për ndryshimin dhe them se gjithmonë ka mundësi për të bërë ndryshim.

Nevoja për ndryshim dhe dyshimi për çfarë ke rreth e rrotull janë shtysa për të shkuar përpara. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në vizionin apo qëllimet tona, për këtë ndryshim pasi nuk na duket një domosdoshmëri e kohës sot. Nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre jemi të hapur ta diskutojmë. Në këtë vend, dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do të bëhet më. Nuk kemi arsye të vendosim në pozitë partnerët tanë. Ne nuk kemi pse të flasim anglisht, por shqip, se ne kemi gjuhën tonë. Dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë time dhe të PS për aq kohë sa Shqipëria do të drejtojë vendin dhe unë do të jem në krye të saj”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...