32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Rama kërkon takim me gazetarët për ‘Agjencinë për Media dhe Informim’: “Ju jap fjalën, nëse ju arrini në përfundimin se kjo agjenci duhet hequr do ta heq”

Kryeministri Edi Rama u zotua se do të shkrijë ‘Agjencinë për media dhe informim’, nëse pas një konsultimi me mediat këta të fundit do të sjellin qoftë edhe një provë e fakt të vetëm që ajo duhet mbyllur.

Pas letrës së 6 organizatave ndërkombëtare që kërkojnë mbylljen e saj, Rama tha se i fton ata në një takim për t’u informuar mbi rolin e kësaj agjencie, ndërsa pretendoi se ata janë të keqinformuar mbi këtë cështje.

“Sot kam vetëm një përgjigje. A e dini ju cfarë është Agjencia për media. Modestisht mendoj nuk e keni idenë për cfarë flisni. Jam i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, të ulemi me kamera pa kamer,  me mikrofon pa mikrofon si të doni ju dhe të kuptoni që është krejt e kundërta e asaj që thoni ju.

Është një agjenci për të garantuar transparencë maksimale në raport me ju. Pra, nëse pengoheni të merrni informacion zyrtar, ju t’i drejtoheni këtij mekanizmi dhe të thoni po na pengon institucioni filan. Për të tjerat jamë i gatshëm të jap llogari kur të doni. Keni një keqkuptim të madh që është për të ardhur keq. Mbushni botën me alarme falco, për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzistojnë. Pas takimit konsultues, nëse ju arrini në përfundimin se kjo agjenci duhet hequr do ta heq, ju jap fjalën. Në të kundërt do i shkruani të gjithë njerëzve që keni alarmuar nga falni, por ishte alarm fals.” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...