32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Integrimi nuk është prioritet për qeverinë”, Jorida Tabaku rendit 9 pika: “Shqipëria e papërgatitur për negociatat”

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, falënderoi BE për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë, por shprehu qëndrimin e opozitës se qeveria nuk ka punuar për të mundësuar nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Në fjalën e saj Tabaku theksoi se raporti progresit zbulon problemet e Shqipërisë përtej fasadës së krijuar nga qeveria.

“Nëse e lexojmë korrekt këtë raport do të shohim që Shqipëria nuk është fshati Potemkin që na pikturohet. Raporti qartë dhe saktë na përshkruan një Shqipëri reale që e gjejmë në të gjitha raportet e tjera ndërkombëtare pa përjashtim.

Jorida Tabaku renditi 9 tregues të përkeqësuar në raportin e fundit të progresit.

  1. Integrimi Europian nuk është ndër prioritetet e kësaj qeverie
  2. Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore;
  3. Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë
  4. Lexova me shqetësim raportin e ËJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re.
  5. Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet.
  6. Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike.
  7. Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
  8. Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit;
  9. Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.

Në praninë edhe të ambasadorit të BE dhe përfaqësuesve të qeverisë, Jorida Tabaku vlerësoi si shumë shqetësues për vendin raportimet serioze ndërkombëtare se Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit dhe se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të privuar lirinë e mediave.

Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave: demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim.

“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore.”- u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për moshapjene negociatave. Jorida Tabaku vuri në dukje mungesën e vullnetit dhe të përgatitjes së qeverisë për negociatat me BE, duke nisur që nga fakti se në programin e qeverisë nuk ka asnjë fjali për integrimin Europian të Shqipërisë. “Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol. Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”- u shpreh zonja Tabaku.

Tabaku i bëri thirrje maxhorancës në Parlament  të tregojë me vepra, jo me fjalë se qëndron për vlerat europiane.

“Vlera europiane për mua është dhe mosvjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve dhe që më tej ngriti një sistem patronazhimi në nivel kombëtar, që në raportin e ODIHR u fshikullua si një shkrirje e shtetit me partinë. Për çdo vend me një sens minimal demokracie, nuk do të ishim duke diskutuar për përdorimin e fondeve për të blerë votën sikundër raporti i OSBE-ODIHR raporton. Aq më tepër sot ku ne jemi dëshmitarë që për shumë më pak se kaq kryeministra janë dorëhequr.”- u shpreh Jorida Tabaku. “Kuvendi duhet dhe do të jetë një institucion që do të kërkojë llogari qeverisë dhe jo një zgjatim i saj.”– tha Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...