28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Mikel Kovaçi nuk pranon akuzat për shitje lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni

Mikel Kovaçi ka mohuar kategorikisht që të ketë shfrytëzuar për prostitucion apo dhe ta ketë detyruar që të shiste lëndë narkotike, të dashurën e tij 14-vjeçare, e cila është motra e vrasësit të vëllait të tij.

Nga shtrati i spitalit të Traumës, ku ndodhet pasi u plagos me thikë, 19-vjeçari, ky i fundit pohoi se vëllain e saj nuk e njihte më herët. Madje ai pohoi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime me të.

“Nuk është e vërtetë që kam shpërndarë lëndë narkotike. Se di ça ka thënë vajza, mbase nga frika për të shpëtuar vëllain e vetë. Jo se kam shfrytëzuar, jo! Nuk bëhet fjalë. Nuk është e vërtetë. Unë se dija që lidhja ime me të ishte problem për familjen. E takova te zona e quajtur ‘sporti’. Isha 10 minuta, po bënim muhabet shoqëror. Aty vjen i vëllai i asaj. Ai nuk foli fare, dhe më gjuajti direkt. Nuk pash më gjë mbrapa. Ma tha babai vdekjen e vëllait. Lidhja më kushtoi shumë, normale. Flisja me nënën e saj, shkoja mirë, nuk kisha probleme. Një ditë që kisha unë ditëlindjen, erdhi policia në 12 të natës dhe bashkë me nënën e saj kërkonin vajzën. Ajo nuk ishte te shtëpia ime.

Unë nuk e njihja fare vëllain e saj, as gjyshen e saj. Babain e kishte në burg jashtë dhe nënën e kishte në Greqi. Ajo shkonte dhe nga nëna e vetë. Takoheshim në kafe.”, -tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...