27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama dhe homologu holandez Mark Rutte konferencë të përbashkët/ “Iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama dhe homologu u tij holandez Mark Rutte, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit Rama.

Rama u shpreh se iu deshën që Rutte të fitonte 4 palë zgjedhje qe te vizitonte Shqiperine. Mes të tjerash ai tha se Holanda është pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin.

Kreu i qeverisë vleresoi marrëdhënit mes dy vendeve, ndërsa e falenderoi homologun e tij për angazhimin personal për të zgjidhur çështjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonise se Veriut.

“Të gjitha vizitat e miqve dhe partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçantë, por ky është një moment shumë i veçantë që kemi sot më në fund në Tiranë, pas një kohe të gjatë, qysh se unë pata nderin të isha në zyrën e tij në Hagë në u mikprita si të isha në shtëpinë time, sot kryeministri Mark Rutte është në Tiranë. Iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri.

Kjo ndodhe në një moment të veçante, ku Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo marrëdhënie shkon përtej procesit të integrimit. Ne kremtuam 50 vjetorin e marrëdhënieve me Holandën. Imapkti i Holandës në Shqopore rritet vit pas viti. Nga një anë përmes projekteve, nga ana tjetër për arsye të rritjes së pranisë së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania Shell deri tek arkitektët holandezë që janë përfshirë në zhvillimet e fundit dhe përtej këtyre rritjes së turistëve holandezë. Kemi folur për fushën e sigurisë. Progresi i bërë do të rritet si pasojë e rritjes së kapacitete të vëna në dispozicion.

Kemi folur edhe për një qasje më të hapur ndaj të rinjve, në zonat rurale për ti përfshirë ata në programe të mëtejshme.

Kemi folur edhe për momentin ku jemi. E dimë që Franca Holanda gjermani etj janë gati të ulen në tryezë me Shqipërinë për të nisur procesin e gjatë me negociatat, por duhet zgjidhur vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. Unë e falënderoj Markun për negociatat me Bullgarinë për ta zgjidhur këtë çështje.

Ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares holandeze dhe për ta është një ditë e veçante sepse flamujt holandeze ka në gjithë rrugët e Tiranës dhe duket sikur e fituat edhe Kupën e Botës, të paktën këtu në Tiranë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...