8.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

“Çdo nismë duhet depozituar në zyrën e protokollit”/ Bardhi: “Nuk ka ardhur asnjë kërkesë e vetme për mbledhjen e Kuvendit”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë sot në një konferencë për mediat për të sqaruar depozitimin e firmave të delegatëve që kërkojnë thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor.

Por Bardhi tha se deri në këto momente nuk ka asnjë firmë të depozituar sipas rregullave dhe statutit, në protokollin e PD.

Ai tha se PD është institucion legal dhe se çdo kërkesë, aq më tepër e shumicës së demokratëve duhet depozituar në zyrën e protokollit. Ai e cilësoi mbledhjen e 4.200 firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha si një tallje e blof ndaj demokratëve, pasi pretendon se firmat nuk janë mbledhur.

“Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet, s’kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit e në funksionim e brendshëm kemi përgjegjësinë në raport me demokratët për të zbatuar rregullat e brendshme të PD.

Dua të konfirmoj për cdo demorat se në PD s’ka ardhur deri më tani që flasim asnjë kërkesë e qoftë dhe një anëtari të Kuvendit kombëtar për mbledhjen e Kuvendit.

Ajo që shqiptarët, mbështetësit e PD kanë parë gjatë dy muajve ka qenë një bllof i madh një kakofoni shifrash, një tallje me sakrificën e mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale se nuk u arrit që pas dy muajsh kontakti me demokratët të siguroheshin 1/4 e firmavë të anëtarëve të partisë që të mundësonin nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit.

Berisha ka një cështje të tij në mometin kur skadoi afati jo nuk depozitohen firmat por bëhet tallje e u thuhet se firmat i kemi madje kemi shumicën por nuk i tregojmë do i mbyllim në kasafortë.

Nëse i kanë firmat ripërsëris ti depozitojnë në protokollin e PD. Cdo institucion i partisë ka përgjegjësinë për të respektuar vullbetin e deokratëve për të ndjekur cdo procedurë që lidhet me thirrjen e rgqaneve të partisë.

Madje na u tha sot se firmat do vetëverifikohen. Me kë tallen këta? Me kë tallen apo do verifikojnë firmat e njëri-tjetrit? Kjo parti do duhet të respektohet si institucion aq më tepër kur bëhet fjalë për ish drejtues të lartë të kësaj partie. Por bllofin me demokratët këta të fundit nuk ia kanë borxh askujt.

Jam rritur me fotografinë e tij në shtëpinë time, vij nga një qytet që është bastion i PD dhe jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi, e kjo s’më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin ngushtësisht personal në pozicionin që kam do duhet të mbroj interesin e demokratëve dhe PD.

Si mbrohet? Duke tollovitur demokratët me baltë e shpifje nga mëngjesi deri në darkë ndaj udhëheqsve për hallet personale?

Hallet e demokratëve s’janë cështje e halleve dhe inateve personale. Nëse duhet të mbahet kuvendi i PD, ju lutem depozitjioni firmat sipas procedurës së parashikuar nga statuti i partisë”, u shpreh Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT