30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi konferencë për shtyp/ “Është e pamundur që të verifikohen 4 mijë apo 5 mijë mandate në 1 orë”

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë një konference për shtyp me gazetarët është shprehur se është e pamundur që të verifikohen 4 mijë apo 5 mijë mandate në 1 orë. Sipas tij kjo është të bësh një listë shokësh, edhe e quajmë Kuvend.

Më tej ai ka hedhur akuza se grupi nismëtar që do të bëjë verifikimin e mandateve ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit. Ai tha se PD nuk ka ndër mend t’i dorëzojë mandatet Qifes pasi u bë ai gabim në 2013.

“Jo. Nuk parashikon statuti i partisë asnjë procedurë verifikimi të firmave, mandateve. Komisioni ka përgjegjësinë vetëm të marrë mandatin. Komisioni bën regjistrimin e delegatin dhe i raporton drejtuesit te punimeve të Kuvendit nëse ka apo jo kuaorim për të vazhduar Kuvendin. Është e pamundur që të verifikohen 4 mijë apo 5 mijë mandate në 1 orë. Do të duhet të verifikohet çdo mandat. Pa u dorëzuar firmat e këtyre delegatëve kjo është e pamundur të verifikohet nëse është ¼ e anëtarëve që duan të thërrsin Kuvendin. Kjo është të tallesh. Bëjmë një listë shokësh, edhe e quajmë Kuvend. Grupi nismëtar do të bënte verifikimin e mandateve Ishtë shefi i shtatbit të Orlando Rakipit. E ka pas përballë Flamur Noka.

Çfarë kemi ndër mend të bëjmë ne? Të dorëzojmë mandatet Qifes? U bë ai gabim në 2013, nuk ndodh më kjo. Kurrë! Kur kemi shefin e shtabit, organizator të Foltores që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën quhet se po luftojmë Edi Ramën ndërsa në jemi pengje. Tallje më të madhe se ekjo nuk mund të ketë. E trajtojnë kryetarin e Këshillit Kombëtar si rojën e partisë ku ruhen dokumentat. Nuk është roje, as specialist, por kryetar i një prej organeve të PD-së. Firmat dhe kërkesa depozitohen te protokollin e partisë dhe depozitohen në kryesi dhe aq më tepër t’i mbyllësh në kasafortë. pse qenkan firmat sekret? Kush më ka njoftuar mua për Kuvend Kombëtar? Të pretendosh se ke nis një lëvizje për demokratizim të partisë.  Nuk ka proces, vetë propozojmë, vetë mbledhim firma, vetë verifikojmë. Askush tjetër s’duhet të dijë gjë. Unë do të jem në selinë qendrore, të sjellin kërkesën sipas procedurave dhe të mbledhim Kuvendin. 

As Kushtetutën nuk e kanë shfletuar kaq shumë sa statutin e PD. Edi Rama qevers me Facebook, PD me rregulla. Nuk është problem të m,bledhësh 10 mijë veta në një sallë. Secili deputet mund të mbledhë mbështetës dhe votues në një sallë. Nëse 2/4 e anëtarëve do të kishin depozituar sipas rregullave kërkesë, unë do të kërkoja mbledhjen e Kuvendi”- tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...