33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Manastirliu-Speranza firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut

Marrëveshja 5-vjeçare që garanton për herë të parë trajtimin dhe profilaksinë e plotë për fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut u firmos sot në Romë mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministri Italian i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

“Ne kemi një memorandum mes vendeve tona por ne jemi vullnetplotë për ta forcuar akoma më shumë. E konsiderojmë vendin tuaj një vend mik, vëllazëror që e ndjemë afër dhe jemi shumë të angazhuar që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, – tha Ministri Speranza.Gjatë takimit dypalësh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë.

“Kemi vendosur që të shtrijmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, në sektorë të tjerë, në sektorin farmaceutik dhe atë spitalor, në kuadër të reformës së autonomisë spitalore të cilën ne do të implementojmë”.

Forcojmë bashkëpunimin me Institutin Superior të Shëndetësisë këtu në Itali me Insitutitin e Shëndetit Publik në Shqipëri, të cilët kanë patur me të vërtetë një marrëdhënie të ngushtë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë”, tha Manastirliu.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...