23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Levizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në shtetin italian/ Manastirliu i kërkon homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka diskutuar me homologun e saj italian Roberto Speranza lidhur me rishikimin e vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në shtetin italian.

Gjatë takimit ndërmjet dy delegacioneve, Ministrja Manastirliu i ka kërkuar homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë. Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Kujtojmë se që prej datës 26 tetor 2021 qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga:
– Shqipëria
– Maqedonia e Veriut
– Serbia
– Mali i Zi
– Bosnje Hercegovina
– Libani
– Azerbajxhani
– Moldavia
– Brunei
– Armenia
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:👇
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
➡️Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
🔴Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...