23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Mbajtja e Kuvendit të PD më 18 dhjetor, Berisha: “Ai Kuvend do të mblidhet sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur”

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat të lajmëruar menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombërar i PD, ashtu sic kanë vendosur demokratët që kanë firmosur.

“Përshëndetje! Dola para jush se Edvin Kristaq Rama, njëlloj si daja Kolela i tij, i cili në 1990 në datën 11 dhjetor propozonte dhe kërkonte që t’i futeshin tanket pluralizmit. Edhe ky pasardhës besnik i tij me peng Bashën përpiqet të minojë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve revolucionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. E them këtë sepse sot pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PD-së, 4 200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD-së të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionarë të kësaj partie që konstatojnë dhe ndjejnë se në Shqipëri PD është shtruar në një fasadë të pushtetit, të cilët kosntatojnë dhe ndjejnë se rikthimi i kësaj partie si forcë opozitare është jetike për pluralizimin politik. 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizimit, për çmontimim e narkoshtetit, për një të ardhme për shqiptarët në vendin e tyre.

Një sjellje të tillë më rikujton mua qëndrimet e pallateve të kuqe në dhjetor të vitit 90 ndaj studentëve. Përpërlitjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar që i dha fund epokës së monizmit në Shqipëri. Përpjekjet të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër vullkanin, apo këtë lëvizje vullkani, janë sa qesharake dhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë falso, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë. Pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar.

Por emëruar nga pengkryetari, siç donte ai. Njofton datën që i jep pengu u tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetorin. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten, do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik, por dhe të PD-së se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre.

Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre deh se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luaj me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...