23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Jalës/ Reagon shoqëria ‘Jala Investment’ Sh.p.k: “Lidhja që bëhet mes aktivitetit të kësaj shoqërie dhe personave të tjerë është abuzive”

Pas zbulimit të një skeme tjetërsimi të pronave në bregdetin e Jalës, ku një shtëpia prej 98 metrash katrore dhe trualli i oborrit të saj që zotërohej ligjërisht nga zoti Lorenc Koljaka i kanë kaluar në pronësi personave të tjerë, vjen një reagim nga shoqëria “Jala Investment” Sh.p.k.

“Jala Investment” shpk sqaron se shoqëria është pronare e ligjshme e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë.

Reagimi i Shoqërisë “Jala Investment”
Shoqëria “Jala Investment” shpk i konsideron të pavërteta dhe shpifje pretendimet e artikullit të mësipërm dhe shpreh keqardhje për publikimin e një informacioni të tillë.

Shoqëria “Jala investment” është pronare e ligjshme  e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë. Pretendimi i artikullit se shoqëria “Jala Investment” ka nënshkruar kontratë sipërmarrjeje me personat e cituar në artikull është plotësisht i pavërtetë.

Shoqëria “Jala investment” ka përfituar 3 pronat objekt zhvillimi më sipër (Pasuritë sipas vërtetimeve hipotekore me numër serial Nr.157, 158 dhe 159 të regjistruara në ASHK Vlorë, ZK. 3844 Jalë, Vuno) si kontribut në kapital nga një nga investitorët, shoqëria AIG sh.p.k . Kjo shoqëri i ka blerë këto prona nga pronarët e ligjshëm duke paguar çmimin e shitblerjes sipas tregut dhe taksat përkatëse.  Pronat janë blerë në vitin 2020 nga shoqëria AIG (ortak i shoqërisë Jala Investment) sipas vertetimeve të pronësisë të lëshuara nga ASHK Vlorë, të lira dhe pa asnjë lloj barre hipotekore mbi to. Prej më shumë se 1 viti prona është zotëruar ligjërisht dhe fizikisht dhe nuk ka patur asnjë lloj pretendimi pronësie nga askush dhe jo më nga pretenduesit e prones në këtë artikull.

Shoqëria “Jala Investment” zotërohet nga shoqëria ANDI Shpk dhe AIG shpk. Shoqëria Andi.shpk është shoqëri ndërtuese e mirënjohur, e themeluar që në vitin 1993 në Vlorë dhe me aktivitet të gjërë ndërtues në të gjithë Qarkun e Vlorës dhe jo vetëm. Lidhja që bëhet në artikull mes aktivitetit të kësaj shoqërie dhe personave të tjerë publike është abuzive dhe synon thjesht mediatizimin e qëllimshëm të çështjes duke dëmtuar interesat e kompanisë sonë.

Duke besuar se artikulli spekulativ ka ardhur për shkak të keqinformimit dhe mungesës së të dhënave, shoqëria “Jala Investment” kërkon përgënjështrimin e shkrimit. Në të kundër, jemi të detyruar të ndërmarrim rrugën ligjore civile për mbrojtjen e imazhit të kompanisë dhe zhdëmtim për dëmin e shkaktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...