26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Eurodeputetët paralajmërojnë se situata aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend

Eurodeputetët kanë paralajmëruar se situata aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend.

Sipas medieve të huaja paralajmërimet erdhën në mes të një debati të Parlamentit Evropian mbi planet e Milorad Dodik – anëtari aktual serb-boshnjak i presidencës trepalëshe të nivelit shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës – për të ndarë rajonin e tij nga shteti.

Serbët prej vitesh kanë mbrojtur ndarjen e njësisë së tyre administrative, ose entitetit të Republika Srpska, nga pjesa tjetër e vendit. Udhëheqësi i lartë politik serb i Bosnjës njoftoi planet për të krijuar ushtrinë, autoritetin tatimor dhe gjyqësorin e Republika Srpska deri në fund të muajit nëntor.

“Kjo jep një sinjal shumë të gabuar dhe mund të çojë përsëri në konflikt dhe dhunë etnike”, tha ligjvënësi, Andrey Kovatçev, një anëtar i grupit të Partisë Popullore Evropiane.

Komentet e Kovatçev u përsëritën edhe nga ato të Pedro Marques nga grupi Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.

“Njëzet e pesë vjet pas luftës civile, në të cilën mbi 100,000 njerëz humbën jetën, Bosnja dhe Hercegovina është përsëri në prag të kolapsit”, paralajmëroi ai. “Kjo mund të shënojë një rikthim në dhunën e viteve 90-ta”.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione, nëse është e nevojshme, për të ruajtur integritetin territorial të Bosnjës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...