20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Franca planifikon masa të reja kufizuese kundër Covid-19/ “Shohim një rritje të ndjeshme të presionit, ne besojmë se mund të shmangim fundosjen”

Qeveria e Francës do të bëjë të ditur masat e reja kundër COVID-19 më 25 nëntor pasi numrat e infeksioneve janë rritur në të gjithë vendin.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se qeveria po planifikon të shmangë kufizime të mëdha në jetën publike, duke preferuar që të forcojnë rregullat për distancim social dhe shpejtim të fushatës për vaksinim me dozën e tretë kundër koronavirusit.

Qeveria, sipas Attal, do të shtrëngojë po ashtu rregullat për pasaportë të shëndetit. Pandemia në këtë vend është paraparë të përkeqësohet në ditët në vazhdim pasi numri i infeksioneve në 100 mijë persona brenda javës, parashihet të arrijë mbi 200 në një apo dy ditët e ardhshme.

“Duhet të mbrojmë francezët duke ndërtuar mbi atë që kemi, për të shpëtuar festimet e fundvitit dhe të kalojmë dimrin sa më mirë që është e mundshme”, tha Attal në një konferencë për media.

Pasaporta e shëndetit në Francë mundëson hyrjen në kafene, restorant, muze, kinema dhe vende të tjera publike për persona që janë të vaksinuar ose kanë një test negativ për COVID-19.

Sipas Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kjo pasaportë është një nga arsyet kryesore pse Franca gjendet në një pozitë më të mirë sa i përket pandemisë në krahasim me shtetet fqinje.

Atal nuk pranoi të komentojë mbi atë që Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran mund të njoftojë nesër, por qeveria pritet të ndjekë rekomandimin e autoritetit shëndetësor HAS, i cili të premten tha se doza e tretë e vaksinës duhet të shtrihet në të gjithë personat mbi 40 vjeç.

“Ndërsa shohim një rritje të ndjeshme të presionit mbi sistemin shëndetësor në javët e ardhshme, ne besojmë se mund të shmangim fundosjen ndërsa vazhdojmë dhe intensifikojmë përpjekjet tona për vaksinimin, distancimin social dhe përdorimin e certifikatës shëndetësore”, shtoi Atal.

Deri më tani, doza e tretë e vaksinës është në dispozicion vetëm për personat më të vjetër se 65 vjet si dhe personat në rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...