26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Procesi i vetingut të politikanëve nga SPAK/ Kraja: “Një ngarkesë e jashtëzakonshme pune, lufta nuk duhet të bëhet në një strukturë të vetme”

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ditën e sotme po diskutohet propozimi i Partisë Demokratike mbi procesin e vetingut të politikanëve nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja u pozicionua kundër marrjes së një detyre të tillë nga institucioni që ai drejton, pasi kjo do të krijonte një mbingarkesë të punës dhe do të bllokonte qëllimin primar të prokurorisë që është ndjekja penale dhe përfaqësimi i organit të akuzës në gjykatë.

“E mora materialin e kemi parë dhe e kemi vlerësuar. Në parim jemi pro çdo iniciative që ka si objektivë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kjo është e padiskutueshme. Është fenomen shqetësues, strukturat janë krijuar për ta luftuar, por jam i parimit që lufta nuk duhet të bëhet në një strukturë të vetme në vija të përgjithshme, pasi është e pamundur, duhet e gjithë shoqëria të jetë e përfshirë secili për pjesën e tij. Kjo është parimore.

Në raport me materialin që është përgatitur do shprehem në lidhje me përfshirjen e SPAKU-t në realizimin e kësaj iniciative. Është një procedurë administrative e parashikuar në Kushtetutë për tu realizuar. Një procedurë administrative që parashikon rreth 200 subjekte që do t’i nënshtrohen këtij kontrolli, dhe është një procedurë administrative që do kohën e saj. Në këto kushte mendoj që me këto kritere duhet ta vlerësojmë në vijimësi.

Kushtetuta parashikon që prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjykatë, kjo është detyra themelore e prokurorisë, por kryen dhe detyre të tjera. Formalisht kjo është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë dhe detyra të tjera. Ajo që mendoj është se detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale dhe përfaqësimi i akuzës në gjykatë.

Në këtë sens ligji parashikon ngritjen e një sektori në Prokurorinë e Posaçme me prokurorë de një strukturë me vendime kolegjiale, me pak fjalë është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune që nëse do të miratohet kështu siç është do t’i shtohet prokurorisë së posaçme. Në këtë sens unë s’do ta vlerësoja jo të përshtatshme përfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në realizimin e kësaj detyre’, tha Kraja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...

Menjëherë pas arrestimit, policia kontrollon banesën e Uljan Shpatarakut në Tiranë

0
Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e Policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën...

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...