27.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe tenton vetëvrasjen

Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rodopit, ndërsa viktima është identifikuar si Esma Meço, 44 vjeçe. Bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53 vjeç, nga Gramshi, dyshohet se e ka sulmuar me thikë.

Çifti shqiptar, prindër të tre fëmijëve, u përfshi në ngjarjen e rëndë, rrethanat e së cilës janë ende nën hetim.

Esma Meço u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas raportimeve paraprake, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet greke për ngjarjen.

Çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, Esma Meço kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit të saj për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meço ishte arrestuar në kuadër të një rasti të lidhur me dhunën në familje.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivin dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...