28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kryemadhi prezanton në Parlament tre amendamente që konsistonin në ndihmë të dhënë për fermerët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar në Parlament tre amendamente që konsistonin në ndihmë të dhënë për fermerët.

Ajo tha se fermerët në të gjithë vendin ndodhen në vështirësi financiare. Sipas Kryemadhit, të rritet ndihma e drejtpërdrejt për ta, nga 3.6 mld në 71 mld. Po ashtu, sipas saj, të hiqet TVSH, në mënyrë që ato para të vendosen në shërbim të fermerëve.

“Kam marrë përsipër të paraqis tre amendamente, që kanë të bëjnë për bujqësinë. Amendamenti i parë ka të bëjë sepse fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha. Ky sektor është shumë i vështirë. Duke parë me vëmendje projektbuxhetin vërejmë që zhvillimi rural, shohim që investohet rreth 64 mln euro për fermerët. Sigurisht shikojmë që kjo shifër nuk është e vërtetë, është 3.6 mld, që i bie 18 mln euro. Për të qenë korrekt, një nga propozimet është të shtohet ndihma në 7.1 mld, ajo që vetë kryeministri thotë dhe trumbeton. Mundësitë për ta bërë këtë do të jenë të menjëhershme. Duke pasur parasysh situatën, fermerët e kanë të domosdoshme. Dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale. Kur hoqëm TVSH ndryshimi i çmimeve të imputeve ishte zero, por ta rikthesh atë sërish do të thotë t’ia rrisësh çmimin. Kjo rritje e TVSH pa u konsultuar me fermerët do të ketë impakt të drejtpërdrejt. Do të ishte gjë e mirë për ta parë me pozitivitet, sepse është më e rëndësishme për të parë gjërat me syrin e hallexhinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...