28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Damian Gjiknuri :”Emigracioni është sfida e shumë vendeve,të gjykosh historinë në kontekstin e ditës është shumë e vështirë”

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se emigracioni është sfida e shumë vendeve. Në ceremoninë për festën e Pavarësisë së Elbasanit, Gjiknuri u pyet nëse Ismail Qemali do të ishte krenar 109 vite më pas për këtë Shqipëri që çdo ditë e më shumë po braktiset kryesisht nga të rinjtë, ai tha se historia di ta dallojë qartë tradhtarin, teksa sa i përket emigracionit theksoi se është një fenomen normal që do të vijojë të jetë sfida e shumë vendeve.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni dikujt tjetër pas 109 vitesh. Të gjykosh historinë në kontekstin e ditës është shumë e vështirë. Historia do të dallojë qartë tradhtarin. Emigracioni është një fenomen në të gjitha vendet e Lindjes dhe Shqipëria. Ne po bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë më e mirë, por emigracioni në kufij të hapur është një fenomen normal i cili do të vazhdojë dhe sfida e shumë vendeve”, tha Gjiknuri.

Ai u pyet dhe për ish-sekretarin e përgjithshëm të PS-së që drejtonte qarkun e Elbasanit para tij, Taulant Ballën, nëse mungesa e tij për herë të parë ishte një mesazh që nuk ka më punë me Elbasanin dhe që ky është territori i Gjiknurit, teksa tha se duhet t’i drejtohen vetë deputetit të PS.
“Pyeteni zotin Balla për këtë, mos më bëni pyetje të tilla”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...