30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Vrasja e trefishtë në Deçan/ Ministri i Brendshëm ultimatum vrasësit ë dorëzohet sa më shpejtë në Polici: “Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij”

Përmes një konference për media, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici.

Ministri i Brendshëm theksoi se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast.

“Me të marrë lajmin jam kthyer në Kosovë dhe jam nisur drejt Deçanit për të takuar gjithë strukturat policore, por edhe prokurorët e rastit dhe për të shprehur gatishmërinë tonë që të vëmë në funksion gjithë kapacitetet e shtetit në zbulimin e këtij rasti, dhe lehtësimin e dhimbjeve për familjarët. Dua të bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që për çfardo informacioni t’i drejtohen Policisë dhe rasti të zgjidhet sa më parë”, deklaroi ai.

“Tashmë kemi informacione të ndryshme, të cilat policia nën direktivat e prokurorisë është duke i trajtuar. Janë dukë u trajtuar disa pista. Po ashtu, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët, kushdo që ndihmon vrasësit implikohet me vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që kapacitetet tona shtetërorë janë në dispozicion të zbulimit të rastit. Policia po koordinohet edhe me AKI”, u shpreh ai.

Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij. Policia bëri me dije se autobusi është sulmuar me armë zjarri AK-47.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...