31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar/ Manastirliu: “Kemi filluar reformën e mbështetjes financiare, gjithashu edhe vlerësimin bio-psiko-social”

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar,është organizuar një aktivitet t në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku janë ekspozuar punimet e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe.

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe, ka marrë pjesë edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se duhet më shumë angazhim, për të punuar më shumë për integrimin e personave me aftësi ndryshe në shoqëri. Ajo theksoi se Shqipëria është ndër vendet e para në rajon që po aplikon një reformë të pagesave, që nuk vlerëson vetëm aspektin klinik për aftësinë e kufizuar.

“Ne kemi filluar reformën e pagesave, pra të mbështetjes financiare për personat me aftësi ndryshe duke përfshirë për të parën herë fëmijët 0-2 vjeç, të cilët më parë nuk mbështeteshin nga shteti me pagesa direkte. Gjithashtu kemi filluar të aplikojmë vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuar.

Jemi ndër vendet e para në rajon, e kemi filluar në tre qarqe dhe do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë brenda vitit të ardhshëm. Ky është një vlerësim ndryshe për personat me aftësi të veçanta.

Nga një vlerësim tipik mjekësor, pra thjesht duke vlerësuar aspektin klinik të sëmundjes apo të aftësisë ndryshe, ne kemi filluar tashmë të vlerësojmë çdo individ nëpërmjet një vlerësimi më komplekt, një vlerësim bio-psiko-social”, tha Manastirliu.

Përsa i përket mbështetjes financiare për personat me aftësi ndryshe, Manastirliu tha është garantuar dyfishim dhe trefishim i pagesës për ata të cilët ndjekin shkollën e mesme apo dhe të lartë, me qëllim punësimin e tyre.

“Të gjithë ata të cilët janë me aftësi ndryshe dhe vazhdojnë kurse profesionale, shkollë të mesme apo shkollë të lartë mbështeten me 200% të pagesës apo 300% të pagesës për të vazhduar shkollën e lartë, apo shkollën e mesme apo formim profesional. Sepse ne duam të sigurojmë që këta persona me aftësi ndryshe të mundet më pas të punësohen.

Nëpërmjet ligjit të ri të asistencës sociale që ne e kemi aprovuar përpara dy vitesh, ne kemi mundësuar që kush punon dhe që është person me aftësi ndryshe të mos i hiqet dhe pagesa që ai merr nga shteti, pikërisht për të mbuluar të gjitha ato nevoja që ai ka.

“Nëpërmjet instrumentit që ne kemi ngritur që është Fondi Social, kemi ngritur 4 njësi të lëvizshme për ofrimin e shërbimeve sociale në territor në katër bashki të vendit, pikërisht në Elbasan, Rrogozhinë, Librazhd dhe Lezhë. Nga ky model i ri i shërbimit lëvizës për personat me aftësi ndryshe përfitojnë deri më tani 238 fëmijë me aftësi ndryshe dhe ky shërbim që po zgjerohet dhe në bashki të tjera”, bëri me dije Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...