20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Varianti Omicron, Zvicra njofton për masa më ta ashpra kundër COVID-19 deri më 24 janar

Zvicra ka njoftuar për masa më ta ashpra kundër COVID-19 të premten më tre dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet.

Ky shtet do të zgjerojë detyrimin për vendosjen e maskës dhe do të prodhojë një certifikatë që dëshmon se një person është i vaksinuar apo shëruar nga koronavirusi, tha qeveria.

Maskat do të duhet të vendosen në ambientet e mbyllura, kudo që është certifikata është e detyruar, u tha në njoftimin e qeverisë.

Nga ana tjetër, eventet dhe hapësirat e ndryshme do të lejohen që vet të vendosin kufizime për hyrje duke kërkuar dëshmi për vaksinim apo shërim nga virusi.

Masat po ashtu ritheksojnë mesazhin që njerëzit të punojnë nga shtëpia, edhe pse puna nga shtëpia nuk është bërë e detyrueshme pasi autoritetet lokale dhe bizneset e kundërshtuan atë.

Masat do të hyjnë në fuqi të hënën më gjashtë dhjetor dhe do të jenë efektive deri më 24 janar.

“Këshilli Federal momentalisht e vlerëson situatën si shumë kritike, Paraqitja e variantit Omicron gjithashtu paraqet sfida të reja për reagimin ndaj pandemisë”, tha qeveria në një deklaratë.

Tre raste me variantin e ri tashmë janë konfirmuar në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.

Shteti me 8.7 milionë banorë po lufton ndaj një rritje në numër të infeksioneve me më shumë se 96 mijë raste të konfirmuara në 14 ditë të fundit dhe një numër rekord të vdekjeve prej 11, 340 personash më 29 nëtor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...