35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Prej dy muajsh ndërprerje e fluturimeve përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit, pritet të rinisin ne fund të muajit shkurt

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit janë ndërprere.

Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar fluturime te tjera dhe sipas drejtorit te aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka te beje me rënien e fluksit te fluturimeve apo edhe udhëtareve për sezonin e dimrit.

Fluturimet pritet të rinisin në fund te muajit shkurt, fluturime këto qe sipas drejtorit Progonati, pritet te shtohen me dyfish apo trefish te tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukesit punohet çdo dite me kapacitet te plote te punonjësve, pasi ka pune te tjera qe akne te bejne me mirëmbajtje e meremetime ne aeroport.

Progonoti thotë se aeroporti i Kukesit, është certifikuar qe ditën e pare dhe ska vend per spekulime rreth procesit te certifikimit apo operacioneve te fluturimit, duke nënvizuar se aeroporti i Kukesit është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtar te aeroporteve dhe i plotëson me se mire këto standarde.

Aeroporti i Kukesit, nisi operacionet e fluturimeve ne datën 9 qershor te këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll. Gjate periudhes se funksionimit te tij, ne aeroportin ndërkombëtar te Kukesit vetëm ne korrik e gusht u përpunuan me shume se 8 mije pasagjere.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...