30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rreziku nga sulmet kibernetike/ Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi: “Kemi një fond për mbështetjen e 1 mijë apo 2 mijë të rinjve që duan të kualifikohen”

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar.

Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën e tyre drejt kësaj fushe.

Ministri Peleshi vuri në dukje rrezikun që u kanoset shpesh institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore nga sulmet kibernetike, jo vetëm në Shqipëri, por në SHBA, ku sic tha ai në çdo 39 sekonda ka një sulm të tillë. Shembuj ka edhe për ndërhyrjen përmes këtyre sulmeve në procese elektorale apo në infrastrukturën kritike të shteteve.

Duke sjellë edhe përvojën e Izraelit, ku ministri Peleshi ishte për vizitë zyrtare pak ditë më parë u shpreh: “Kjo do të thotë që ka nevojë për talente, ka nevojë për fuqi punëtore, për njerëz të kualifikuar. Sot në botë ka miliona vende pune bosh në fushën e zhvillimit të softëareve dhe aq më tepër në fushën e mbrojtjes kibernetike. Unë isha para disa ditësh në Izrael e vetëm në Tel Aviv kishte 17 mijë vende pune, të cilat nuk mbusheshin dot, sepse nuk i gjenin dot në treg. Janë miliona vende pune në botë të cilat presin talente dhe për këtë arsye këto fusha janë nga fushat më të paguara, profesionet më të paguara”.

Sipas z.Peleshi, “Ministria e Mbrojtjes do të punojë bashkë me Agjencinë e Çertifikimit Elektronik të Mbrojtjes Kibernetike për të bërë politikat e mbrojtjes kibernetike, standardet, rregullat e zbatueshme nga të gjitha ato institucione të cilat janë pjesë e infrastrukturës kritike që domosdomërisht duhet të kenë të zhvilluara kapacitet e mbrojtjes kibernetike”.

Ai tha se gjithçka fillon nga edukimi dhe sot janë 16 studentë që fillojnë masterin e mbrojtjes kibernetike pranë akademisë së FA, ndërsa po punohet për të shtuar mundësitë e kualifikimeve, trajnimeve në këtë fushë.

“Kështu që krahas bachelorit në sistemin e arsimit privat apo shtetëror do të shtojmë dhe do të mbështesim, do të subvencionojmë me një program të posaçëm qeveritar edukimin dhe trajnimin e shpejtë në fushat, për të cilat po flasim pra kodim, programim, mbrojtje kibernetike. Mundësitë janë të jashtëzakonshme. Ne kemi një fond për mbështetjen e 1 mijë apo 2 mijë koduesve ose të rinjve që duan të kualifikohen dhe të bëhen kodues apo të punojnë në të gjitha fushat e IT, këto si subvencion pra për të paguar bursat e tyre. Kemi disa kompani shumë të mira që janë në kontakt me qeverinë dhe do të jenë aplikues të këtij fondi”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Kryeministri ka dhënë dritën jeshile për të shtuar pagesën me bonuse për specialistët e kësaj fushe në administratën shtetërore, duke i barazuar këto paga me tregun privat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...