33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Bllokohet për një orë rruga në pikën kufitare Mërdarë/Detaje për mjetin shpërthyes të vendosur 1 kilometër larg

Është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdarë, për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes, raportojnë mediat në Kosovë.

Mësohet se pas ndëhyrjes së KFOR-it është shpërthyer mjeti i dyshimtë. Pas përfundimit të shpërthimit të kontrolluar është rihapur për qarkullim pika kufitare.

Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se pjestarët e KFOR-it kishin kërkuar nga Policia e Kosovës që përkohësisht ta ndalojnë qarkullimin e personave dhe automjetëve në atë zonë meqë kanë qenë duke e bërë një shpërthim të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Kelani njoftoi se rruga është liruar për qarkullim normal rreth orës 18:30.

Njoftimi zyrtar:

Më datën 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar (SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për aryse se janë duke bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Reth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa problem”, ka thënë Kelani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...