33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vizita e Grabiel Escobar,reagon deputeti i PD/” Turpi më i madh, që nesër do vijë Escobar dhe do na flasë kundër korrupsionit…”

Deputeti i PD, Belind Këlliçi komentoi vizitën e nesërme në Shqipëri të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Me doza ironie, Këlliçi tha ne Syri Tv se Escobar do të vijë në Tiranë dhe do të flasë për luftën kundër korrupsionit në krah të Edi Ramës.

Ligjvënësi demokrat tha se Rama është kryeministri më i keq që ka patur ndonjëherë Shqipëria, ndërsa e quan shfaqje të turpshme vendosjen e zyrtarit të lartë amerikan në krah të kreut të qeverisë shqiptare.
Fjalimi i tij :

“Sot është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë gjykoj që shfaqja që do të shohim nesër, turp më të madh, që nesër do vijë Escobar dhe do na flasë kundër korrupsionit, në krah të Edi Ramës, për një vend siç jemi ne nuk mund të ketë. Për një personalitet, për një politikan të këtij rangu turp më të madh që ta rreshtojnë në krah të Edi Ramës për të folur kundër kundër korrupsionit, unë nuk kam parë. Këto shfaqje gjykoj që nuk i shërbejnë pluralizimit në Shqipëri, nuk i shërbejnë opozitarizmit, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Sot kjo status quo mbahet peng nga Edi Rama. Nuk ka kryetar qeverie më të keq se Rama. Por problemi është te opozita sot, te marrja peng e vulës së kryetarit të opozitës, që nuk i hap rrugë çlirimit të opozitës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...