20 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Balla për vendimet e Gjykatës Kushtetuese / “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më, përtej këtyre vendimeve nuk ka vendim tjetër”

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot për qëndrimin e Presidentit të Republikës për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Balla tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen dhe sipas tij kjo çështje ka marrë fund këtu. Ai theksoi se çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni dhe se ka prevaluar e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.

“Ka një rregull që është mbi të gjithë rregullat e tjerë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më, përtej këtyre vendimeve nuk ka vendim tjetër. Është në të njëjtën baraspeshë me Kushtetutën vetë. Gjykata Kushtetuese në rast se ka një konflikt apo përplasje institucionale për një çështje të caktuar”.

Gjykata Kushtetuese bën interpretimin dhe merr vlerën e Kushtetutës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm zbatohet. Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. Ky është një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Pati një përpjekje për t’iu hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar. Ishte një moment i rëndësishëm në historinë e demokracisë së re në Shqipëri, ku çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të vendosur me votë. Demokracia vetë fitoi, sepse të gjithë këtu ne jemi të përkohshëm. Është vetëm populli që përcakton se kush do të jetë dhe kush jo. Ajo që ka prevaluar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por dhe në opinionet e vyera të Venecias ishte pikërisht e drejta e qytetarëve për të zgjedhur”, deklaroi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...